alen

Posts Tagged ‘mesazhe dashurie’

Dasguri te perjetshme,
me premtoi dikush dikur,
por shpejt fjalet i mori era,
ah sikur te ishte akoma ashtu, sikur!

Dikur pata gjithcka,
lumturi, dashuri e qetesi,
i humba te gjitha per nje nate,
me iken vitet pa shijuar fare rini.

 

Nese ti je larguar,
mos mendo çe te kam harruar,
nese me ty sot nuk jam,
thelle ne zemer ty te kam.

Zemren s’mund ta komandoj,
ti them ti mos te dashuroj,
po mundohem jeten ta vazhdoj,
por ty e kam veshtire te te harroj.

Dashurine e hodhen nga shkembi i thepisur,
Ajo fluturoi e ne zemer ra,
Ne detin e thelle e cuan per ta mbytur,
ajo prap cau dallget e medha.

Ai qe do e di c’do te thote kjo fjale,
Dashuri te paster ne zemer ka rritur,
Do te jete i lumtur sa te jete gjalle,
Edhe pse ne jete dallga e ka goditur.

Gjithmone te kam dashur,
gjithmone do te te dua,
zemer ti ke qene,
i vetmi per mua.

Gjithmone te kam dashur,
do te vazhdoj te te dua,
derisa fryme te kem,
me ty gjithmone do te jem.

 

U be kohe qe pres nje syth pranvere,
zogu qe gjithmone eshte kthyer, sivjet po vonon,
dhe qielli mezi po merr kaltersi,
nje ndjenje te paqarte te turbullt me shkakton.

S’e di pse sirtaret rremova serish,
per nje cigare qofte dhe te vjeteruar,
shume rralle e pi, s’eshte se me mungon,
atehere kur me duhet vertet per tu menduar.

Ia ve fajin dimrit qe si nje plak i keq,
nuk do te na lere, kembet i heq zvarre,
qielli gri mbi koke si kapele e grisur,
imazhe me shfaqen ne tymin-cigar’.

Të jesh me ty, t’mos kërkosh gjë tjetër
Veç dy buzë dhe një palë sy,
Të jesh me ty, me askend tjetër
Ta bësh botën tënde, t’ndihesh Perëndi.

Të jesh me ty, n’gjirin tënd kokën të mbështetësh
T’mos duash gjë tjetër, veç hireve të tua,
N’shkëmbim të një jetë pre miliona vjetësh
Të thuash veç këtë çast, asgjë tjetër s dua.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Nëse ndodh të ngjallemi përsëri
Pas vdekjes që jeta na gatoi,
Poqese unë vdes i pari, ti mos mbaj zi
Thuaj, doli nga kjo jetë dhe shkoi

Nëse pas jetës ka dhe një jetë tjetër
Dhe ndodhë të ngjallemi sërish,
Atëherë të dy bashkë, do jemi patjetër,
Në jetën time të dytë , mirë se të vish.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Ti je gjithçka që njeriu do të dëshironte,
Ajri, uji, toka , zjarri dhe nata me hanë,
Ti je gjithçka që Zoti desh të krijonte,
Eva, Afrodita, e pavdekshmja Nirvanë.

Ti je gjithçka që njeriu do desh të zotëronte,
Paraja, pushteti dhe e madhërishmja, bukuria,
Para teje, njeriu, gjë tjetër s’do kërkonte,
Sepse ti je arma atomike, superfuqia.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.
Faqja 3 nga 512345