Të jesh me ty, t’mos kërkosh gjë tjetër
Veç dy buzë dhe një palë sy,
Të jesh me ty, me askend tjetër
Ta bësh botën tënde, t’ndihesh Perëndi.
Të jesh me ty, n’gjirin tënd kokën të mbështetësh
T’mos duash gjë tjetër, veç hireve të tua,
N’shkëmbim të një jetë pre miliona vjetësh
Të thuash veç këtë çast, asgjë tjetër s dua.
Të jesh me ty, veç me kurmin tënd
Të lozësh, të çmenesh nga dhelet e tua,
Eshtë ky cast që më ngjallë dhe çmend
Dhe veç këtij, asgjë tjetër s dua.
Të jesh me ty dhe vetëm me ty
Të kesh zjarrin e Prometheut, të sfidosh perënditë,
Të jem Amori unë dhe Ni(m)fa ti
Do thotë t mos ketë natë, të ketë veç dritë.
17.01. 2007