Nëse ndodh të ngjallemi përsëri
Pas vdekjes që jeta na gatoi,
Poqese unë vdes i pari, ti mos mbaj zi
Thuaj, doli nga kjo jetë dhe shkoi
Nëse pas jetës ka dhe një jetë tjetër
Dhe ndodhë të ngjallemi sërish,
Atëherë të dy bashkë, do jemi patjetër,
Në jetën time të dytë , mirë se të vish.
Nëse ndodh t mos ngjallemi përsëri
Të mos ketë përtej varrit dhe një jetë,
Mes tokës e qiellit do endem si lubi
Peng i dashurisë , pa varr mbetë.
Ditën e të vdekurve , mos shko ndër varre
T më sjellësh lule , as mos e mendo,
Ti Ni(m)fa ime , Zonjë e Madhe
Ndër qiej eja , atje më kërko.
Atje do më gjesh , lart ndër yje
Duke t soditur pangopshëm, gjer n amshim
Se jeta pa Ty, kurrë s pati fillim
Ish e kotë fare, pa trajtë dhe pa shije.