Posts Tagged ‘per ty jetoj’
Të jesh me ty, t’mos kërkosh gjë tjetër
Veç dy buzë dhe një palë sy,
Të jesh me ty, me askend tjetër
Ta bësh botën tënde, t’ndihesh Perëndi.
Të jesh me ty, n’gjirin tënd kokën të mbështetësh
T’mos duash gjë tjetër, veç hireve të tua,
N’shkëmbim të një jetë pre miliona vjetësh
Të thuash veç këtë çast, asgjë tjetër s dua.