Posts Tagged ‘tym cigare’
U be kohe qe pres nje syth pranvere,
zogu qe gjithmone eshte kthyer, sivjet po vonon,
dhe qielli mezi po merr kaltersi,
nje ndjenje te paqarte te turbullt me shkakton.
S’e di pse sirtaret rremova serish,
per nje cigare qofte dhe te vjeteruar,
shume rralle e pi, s’eshte se me mungon,
atehere kur me duhet vertet per tu menduar.
Ia ve fajin dimrit qe si nje plak i keq,
nuk do te na lere, kembet i heq zvarre,
qielli gri mbi koke si kapele e grisur,
imazhe me shfaqen ne tymin-cigar’.