Posts Tagged ‘bota ime’
Sa të dua s’gjej dot fjalë
të t’përshkruaj ska mbiemër,
po ta them në vesh ngadalë
të kam zemër, thellë në zemër.
Ty stë gjen as në gojëdhëna
kulmi i bukurisë së femrës
sa zili të ka dhe hëna
të kam zemër, brenda zemrës
Ti gjithçka me sy ma thua
e me fjalë shpirtin ma mer
Një herë ti puth buzët e tua
e të digjem njëmijë herë.
Kjo është bota që unë dua
gjej parajsë brenda në ferr,
S’dua të dal nga errësira
preferoj të ri në terr.
C’rendesi ka kjo jete,
pa dashuri kur je,
jeta do gezim,
shume gaz e hare.
C’rendesi ka bota,
pa ndjenjen me te bukur,
pa pasur dy krahe te te shtrengojne
e ti te rish strukur?
Dua afer te te kem
edhe nese jo prane,
kur zemrat kane dashuri,
gjithmone te lumtur jane.
Mes meje dhe teje,
ka nje lidhje te forte,
sado larg te jemi,
bashkohemi ne kete bote.