Posts Tagged ‘buzet e tua’
Ti gjithçka me sy ma thua
e me fjalë shpirtin ma mer
Një herë ti puth buzët e tua
e të digjem njëmijë herë.
Kjo është bota që unë dua
gjej parajsë brenda në ferr,
S’dua të dal nga errësira
preferoj të ri në terr.
Kur qetësisht të dridhet nata,
Në fund të detit me hënën lartë,
Ku gjenden fjalë pafund të gjata,
Por edhe heshtjen që bëhet, art!
Kur ëmbëlsisht të t’dridhet buza,
Në fund të detit me hënën sy,
Do gjesh aty me mij’ra muza,
Dhe penën time do gjesh, aty!
Me e fort se toka
Me e fort se hija
Me e nxeht se dielli
Qenka dashuria.
Kur buzet e tua
Takojne buzet e mia
Ate here do ta dish
Se c’eshte dashuria.