alen

Posts Tagged ‘zemra’

Sa të dua s’gjej dot fjalë
të t’përshkruaj ska mbiemër,
po ta them në vesh ngadalë
të kam zemër, thellë në zemër.

Ty stë gjen as në gojëdhëna
kulmi i bukurisë së femrës
sa zili të ka dhe hëna
të kam zemër, brenda zemrës

Shpesh here jetojme,
Ne nje bote qe s’ekziston,
Por papritur mesojme,
Se askush s’te vlereson.

Zemra e kupton
Por s’do ta pranoje.
Dhe perseri vazhdon,
Njesoj te mendoje.

Mendon se te do,
Por ai te urren.
Me shpresa te kota
Veten e genjen.

I vetmi mesim
Prej kiesaj historie,
S’mund te kete shpjegim
Per “Dhimbje Dashurie”.

Hape pak zemren, te lutem mos vajto
Hape pak dritaren, e qiellin shiko
Hape pak letren e fjalet mi lexo
Te kam perjet ne zemer e ti mos harro.

Pse jetojm kaq larg, asgje sna pengon
Se ky shpirti im, vec per ty po jeton
Sa lule ka pranvera, te gjitha kane arome
Por lulja me e bukur eshte DASHURIA jone.

Dashuria

Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon Lexo më tepër Poezi

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.