Posts Tagged ‘te kam zemer’
Sa të dua s’gjej dot fjalë
të t’përshkruaj ska mbiemër,
po ta them në vesh ngadalë
të kam zemër, thellë në zemër.
Ty stë gjen as në gojëdhëna
kulmi i bukurisë së femrës
sa zili të ka dhe hëna
të kam zemër, brenda zemrës
Te mos jesh ti,
sjam as une,
te mos ishe ti s’do dija
te doja kaq shume.
Te mos jesh ti,
qe me jep kaq lumturi,
s’do isha une,
me zemren plot dashuri.