Posts Tagged ‘te kam drite’
Sa të dua s’gjej dot fjalë
të t’përshkruaj ska mbiemër,
po ta them në vesh ngadalë
të kam zemër, thellë në zemër.
Ty stë gjen as në gojëdhëna
kulmi i bukurisë së femrës
sa zili të ka dhe hëna
të kam zemër, brenda zemrës
Po të duash ti bëhem heshtje,
po të duash ti bëhem edhe lot,
por dashuria më transformua në dhimbje
dhe te pres, te pres me kot.
Po te duash ti, prape ne jete me kthen,
po te duash ti, zemren ma rremben,
por ti aspas s’mendove, ike me lendove,
zemren time te brishte, shkaterrove