alen

Archive for September, 2014

Kesaj udhe vetmie,
Kam mbetur si varr i harruar.
Gjekundi e shoh s’po me shpie.,
Kjo udhe me dhimbje ‘mbuluar’.

Ne mbetsha diku ne nje skaj,
E dheu do m’shtrihet mbi shtat,
Fort zemren me dore do ta mbaj,
Qe friken mos ta ndjeje aspak!

Dhe syte ne mu mbyllshin aty,
Ne mes te k’saj udhe te trishte,
Udh’taret e tjere le t’ma hedhin,
pak Dhe permbi shtatin e brishte!

Dëgjoja një zë të ëmbël melodik
fuqia pushtuese e tij më vinte valë-valë,
shprehje ndjenjash lirike nga një ҫiltërsi shpirti
u dridha i tëri si flakë.
Nga rrëqethjet e brendisë melodike,
tingujt e zërit më dehën në kënaqësi.
Kënga shqipe- më ngrohi si prushi!

T-oke e lashte e shkretuar,
E-nderr e bukur pa mbarim,
D-iell i zjarrte i perenduar,
A-rome zambaku mbi trupin tim.
Sh-i lotesh i trishtuar,
U-lli vajs ne lulezim,
R-reze dielli ne te aguar,
O- qiell i zjarrt ne perendim,
J-e drita e shpirtit tim.

Eja merme te lutem sonte,
Mos me ler ne deshperim.
Se ne kete det te loteve,
Po fundoset ky shpirti im.

Eja sonte e merme, te lutem.
Se s’dua qe te vuaj me,
Merme, se ky shpirt i humbur,
Ngadal po qan, si era pa ze.

Te lutem, eja sonte e merrme,
Merme dhe mbame ne duart e tua.
Aty e lumtur te jem per jete,
Besome, asgje me teper s’dua.!

Jane ato oret larg teje
Torture qe s‘ka mbarim. 
Flak‘t e ferrit brenda meje, 
Pervelojne gjith unin tim!

Ne cdo sekonde qe kalon,
Ndjej se je vite larguar.
Cdo qelize imja, te kerkon,
Mendja….Krejt e shperqendruar!

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Me vjen ne enderr nganjehere,
si hije sillesh neper nate,
E c’mund te bej per te te ndjere?
Eshte thjesht kjo, nje enderr e ngrate!

Me vjen dhe syte mi mbyll ngadale
Dhe si ninulle e embel e Nenes,
Me ve ne gjume ashtu pa fjale,
Sa here qe vjen nen drit’ te henes!

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Kush jan femrat, pyes veten,
Jam vet femër di se ç’flas,
ti je lule, më fal aromën,
dhe kur qan, ke buzën në gaz.

Femrat, frymojn jetën,
dashurojn veç të vërtetën,
jan bekuar, nga Perëndia,
femra vet, është mrekullia.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Ti je tingulli, i pa rënë,
je muzika, e padëgjuar,
ti je fjala, e pathënë,
dritë në errësirë, më ke lëshuar.

Celsi i solit.. dua të jem,
në piano forte, ti më gjen,
me ty dua, të ëndërroj,
ti je tingulli, pa rënë.

Kjo ndodhe, rrallë në jetë,
bukuri, dhe devocion, hap krahët,
ja ku jam, në zemrën time..
tinguj zgjon.

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.
Faqja 1 nga 212