Posts Tagged ‘nena’
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
(Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.)
Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.
Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!
Ku ka zjarre me te nxehte,
qe te pushton e nuk te djeg?!
Ku ka shkembe me te forte,
qe te rri mbi koke e nuk te vret?!
Ku ka det me te kthjellet,
qe te fundos e nuk te mbyt?!
Ku ka perle me te cmuar,
qe vezudhon e s’te vret syte?!
Kush jan femrat, pyes veten,
Jam vet femër di se ç’flas,
ti je lule, më fal aromën,
dhe kur qan, ke buzën në gaz.
Femrat, frymojn jetën,
dashurojn veç të vërtetën,
jan bekuar, nga Perëndia,
femra vet, është mrekullia.