Posts Tagged ‘eja me merr’
Frymëmarrja bashkohej në tym të duhanit
Dhe era lodronte me perdet në kuzhinë.
Vështrimi i humbur në cep të tavanit.
Kjo natë kundërmonte patjetër rutinë…
E frikshme kjo natë, të frikshëm mendimet,
Dhe jeta e bukur, magjepse ndër fjalë.
Rutinë do të thotë të mbysësh veprimet
Në gropën e heshtjes të futesh i gjallë…
Eja merme te lutem sonte,
Mos me ler ne deshperim.
Se ne kete det te loteve,
Po fundoset ky shpirti im.
Eja sonte e merme, te lutem.
Se s’dua qe te vuaj me,
Merme, se ky shpirt i humbur,
Ngadal po qan, si era pa ze.
Te lutem, eja sonte e merrme,
Merme dhe mbame ne duart e tua.
Aty e lumtur te jem per jete,
Besome, asgje me teper s’dua.!