Dëgjoja një zë të ëmbël melodik
fuqia pushtuese e tij më vinte valë-valë,
shprehje ndjenjash lirike nga një ҫiltërsi shpirti
u dridha i tëri si flakë.
Nga rrëqethjet e brendisë melodike,
tingujt e zërit më dehën në kënaqësi.
Kënga shqipe- më ngrohi si prushi!