alen

Posts Tagged ‘poezi shqip’

U zbrazën qiejt nga rëndesat
dhe mbetën të pa zë.
As vetëtimë, as bubullimë,
nuk ka ndër qiej më.

U zbrazën qiejt nga rëndesat,
ashtu siç zbrazem unë,
nga gjithë dënesat që janë mbledhur
dhe nuk durojnë më shumë.

Vjen papritur si rrebesh
Dhe troket pa pushuar
Ti kthen koken ja ku jam
Vall ne jete ke dashuruar.

Nga fryn era ti kthen gunen
Je enigme pa kuptim
Nje vullkan qe nxjerr llave
Ti afrohesh te perpin.
Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Ne jeten time kam mesuar,
Se jo gjithmone je fitimtar.
Se ne kembe per te qendruar,
Duhet te kesh rene me pare!

Shume here humba drejtimin,
Rrugeve te saj pa‘mbarim.
Po kurre s‘humba besimin,
Se do gjeja destinacionin tim!

Nje nga nje shkallet i ngjita,
Here me gas e here me lote.
Disa here dhe rreshkita,
Por u cova prape me e forte.!

Jam prekur e lenduar ndonjehere
Dhe lotet mezi i kam mbajtur,
Jo t’i kurseja, por t’i fshihja
Per t’i derdhur mbi jastekun e nates.

Duke veshtruar kapaket e syve
Lirshem i beja dialog vetvetes,
Ndonese me vinte te ulerija,
Pajtohesha me gjuhen e heshtjes.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Nuk dua te me falin as dhe nje mekat,
Gjithcka qe bera une le ti paguaj,
Vecse syte mbi sy t’mi hedhin vec per pak,
T’me thone nese jam une nje e huaj!

Nuk dua me petale rrugen te ma shtrojne,
Te eci kam mesuar neper gure dhe balte,
Vecse drejt ne sy nje here te me veshtrojne,
At’here kur rrjedh i ngrohte loti i kristalte!

As dua meshire e asnje fjale te mire,
Nuk dua, nuk kerkoj ne duar t’me peshojne,
Vecse per nje cast te shihen ne pasqyre,
Dhe le te gjejne aty, cfare tek une kerkojne.

E sotmja mbështet kokën në prehrin e së ardhmes,
errësira ngulfatet në rreze drite,
dështimet e pësuara pa fakte strehohen në të nesërmen,
robëria përqafon lirinë, vuajtjet gjejnë shërimin
mjerimi i mbushur nga kupa e skamjes ngushëllohet në arsye
zbutet zhurma, hiqet vrazhdësia ,njomet ashpërsia.
Dita e nesërme quhet shpresë.
E shpresa nuk vdes kurrë !!!

Kesaj udhe vetmie,
Kam mbetur si varr i harruar.
Gjekundi e shoh s’po me shpie.,
Kjo udhe me dhimbje ‘mbuluar’.

Ne mbetsha diku ne nje skaj,
E dheu do m’shtrihet mbi shtat,
Fort zemren me dore do ta mbaj,
Qe friken mos ta ndjeje aspak!

Dhe syte ne mu mbyllshin aty,
Ne mes te k’saj udhe te trishte,
Udh’taret e tjere le t’ma hedhin,
pak Dhe permbi shtatin e brishte!

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.
Faqja 11 nga 19« Fillim...910111213...Fund »