Posts Tagged ‘gjumi naten nuk me ze’
Natën vonë në dritare qëndroj,
të pres ty e s’të shoh askund,
hëna ndriçon në këtë natë të qetë,
në mendime jam e zhytur pafund.
Heshtja mbizotëron,
unë e vetme jam,
te pres të vish me padurim,
pa ty më forcë nuk kam.
Jam prekur e lenduar ndonjehere
Dhe lotet mezi i kam mbajtur,
Jo t’i kurseja, por t’i fshihja
Per t’i derdhur mbi jastekun e nates.
Duke veshtruar kapaket e syve
Lirshem i beja dialog vetvetes,
Ndonese me vinte te ulerija,
Pajtohesha me gjuhen e heshtjes.