Posts Tagged ‘nuk dua asgje’
Nuk dua te me falin as dhe nje mekat,
Gjithcka qe bera une le ti paguaj,
Vecse syte mbi sy t’mi hedhin vec per pak,
T’me thone nese jam une nje e huaj!
Nuk dua me petale rrugen te ma shtrojne,
Te eci kam mesuar neper gure dhe balte,
Vecse drejt ne sy nje here te me veshtrojne,
At’here kur rrjedh i ngrohte loti i kristalte!
As dua meshire e asnje fjale te mire,
Nuk dua, nuk kerkoj ne duar t’me peshojne,
Vecse per nje cast te shihen ne pasqyre,
Dhe le te gjejne aty, cfare tek une kerkojne.