E sotmja mbështet kokën në prehrin e së ardhmes,
errësira ngulfatet në rreze drite,
dështimet e pësuara pa fakte strehohen në të nesërmen,
robëria përqafon lirinë, vuajtjet gjejnë shërimin
mjerimi i mbushur nga kupa e skamjes ngushëllohet në arsye
zbutet zhurma, hiqet vrazhdësia ,njomet ashpërsia.
Dita e nesërme quhet shpresë.
E shpresa nuk vdes kurrë !!!