alen

Arkiva për kategorinë ‘Poezi’

Dëgjoja një zë të ëmbël melodik
fuqia pushtuese e tij më vinte valë-valë,
shprehje ndjenjash lirike nga një ҫiltërsi shpirti
u dridha i tëri si flakë.
Nga rrëqethjet e brendisë melodike,
tingujt e zërit më dehën në kënaqësi.
Kënga shqipe- më ngrohi si prushi!

Kush jan femrat, pyes veten,
Jam vet femër di se ç’flas,
ti je lule, më fal aromën,
dhe kur qan, ke buzën në gaz.

Femrat, frymojn jetën,
dashurojn veç të vërtetën,
jan bekuar, nga Perëndia,
femra vet, është mrekullia.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Nuk ka ”jetë” pa mërzitje
Pa gëzim jo, nuk ka ”jetë’,
Ndonjëherë ka dhe ngjitje,
Sic ka edhe tatëpjetë…!

Vije e drejtë s’mund te jetë jeta
As natyra, anembanë,
Kur je gjallë vizat e drejta
S’dalin as në kardiogram’..

Kam jetuar në fakt shumë ”lamtumira”
Sesi jam ndjerë e më është dukur.!
Brenda fjalës ekziston e ”mira”
Në të vërtetë, s’ka gjë të bukur.

U zgjova duke qare,
Enderrova qe nuk do vije me.
Te ndjej ne heshtje,
Te ndjej thelle ne zemren time
Qe u mbush me dhimbje,
Te ndjej ne harres,
Te ndjej ne kujtime,
Te ndjej ne cdo vend
Te ndjej vetem ty te ndjej

Mos më kritiko në çdo fjalë,
Mos më thuaj që unë nuk di,
Sepse jam i vetmi djalë ,
Që në këtë vend solli risi.

N’moshën më t’mirë të rinisë,
Krejt i braktisur nga jeta,
I thura vargje dashurisë ,
Kur ju thurnit gënjeshtra. 

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Ketu ,ku toka ka blerim
dhe gjethet ,fergellohen lehte
nga flladi veres ne agim,
me nje shkelqim ,krejte te ylberte.

Ne keto troje blerimplote
ku dritesimi nuk shteron,
ku meret fryme lehtesisht
ketu ,ti do te mbreterosh

Besoj në fjalë nderi që i japin kuptim jetës,
përjetoj kënaqësitë nga burimi i së vërtetës,
iu besoj syve që shohin tej vetës,
iu besoj dhe ëndërrave që i hapin udhë ditës,
agimeve të hershme e shkëlqimit të dritës.
Besoj në premtime, që kanë peshë guri,
besoj në ngushëllime që shërojnë kokë burri.

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.
Faqja 10 nga 17« Fillim...89101112...Fund »