Posts Tagged ‘besoj’
Besoj në fjalë nderi që i japin kuptim jetës,
përjetoj kënaqësitë nga burimi i së vërtetës,
iu besoj syve që shohin tej vetës,
iu besoj dhe ëndërrave që i hapin udhë ditës,
agimeve të hershme e shkëlqimit të dritës.
Besoj në premtime, që kanë peshë guri,
besoj në ngushëllime që shërojnë kokë burri.