Author Archive
Ra dhe kjo nate
prap nuk po shfaqesh Ti,
Sa merzi, e erret me duket
c’do gje kur s’je ti..
Sa veshtir e kam te jetoje pa ty
eh, sa merzi po ndjej, me beso,
E shkakun e trishte e di mire Ti,
Me je bere fiksim, larg teje s’po duroj!
Ra nata e une po prisja
Por, prap s’u shfaqe Ti,
Eh po ta dije sa te dua,
Kurre s’do te largoheshe me nga mua!
Nuk ka ”jetë” pa mërzitje
Pa gëzim jo, nuk ka ”jetë’,
Ndonjëherë ka dhe ngjitje,
Sic ka edhe tatëpjetë…!
Vije e drejtë s’mund te jetë jeta
As natyra, anembanë,
Kur je gjallë vizat e drejta
S’dalin as në kardiogram’..
Nuk është zor të takohesh me mua.
Unë jam fllad në mëngjesin e dlirë.
Jam furtunë, kur zemërohem e tëra,
muzg i qetë, tej në perëndim.
Jam aty, nën qiej vetëtimash,
ndër stuhira jetësh pa kthim.
Jam aty, në vargje poetësh,
në një fjalë, në një germë, në një pike
Pashe nje foton tone te vjeter,
Ndjeva mall, sa derdha lote,
Ti tani je ne gji tjeter,
Qe s’me do, mua kush ma thote?!
Shpesh shfletoj albumin tone,
Te te ndjej ca caste prane,
Rri vras mendjen, te tjere u deshen,
Nga momenti qe u ndane?
Ndoshta, e ke lene per neser,
ku i dihet miku im.
Ku i dihet, nates vone,
ku me con deri ne agim?
Gjithesesi, po nuk me gjete,
ku dhe si e kishim lene,
perqafuar do me gjesh,
atje tej, neper hene.
Ne syte e tua oqean,
Pa varke shpetimi do lundroj
ne brigje ndjenjash anembane,
korale zemre do zbuloj.
E do perplasem ne boten tende,
si nje siren e plagosur,
do kem etje,do kem uri,
me rrahje zemre,s’do kem te ngopur.
Dhe nese mbytem qe ta dish,
zemren tende,varr ta kem,
nga thellesia mos me nxirre,
shpirti aty ta kete folen.
Kam jetuar në fakt shumë ”lamtumira”
Sesi jam ndjerë e më është dukur.!
Brenda fjalës ekziston e ”mira”
Në të vërtetë, s’ka gjë të bukur.
Më kujtohet fustani,që shpesh ti e vishje,
Dhe valsi qetësues aty, në natyrë,
Mbuluar nga pemët me lule ngjyr’ vishnje,
E nata na zinte tek stoli pa ngjyrë..!