alen

Author Archive

Me more ne krahe
fort me perqafove,
gjithcka do behet mire me the,
baske me mua lotove.

Me dhe force te perballoj
gjithe sfidat e jetes time,
dashuria ime e madhe,
kuptimi i jetes time!

Copëza të vogla kujtimi,
Hapa vallzimi, muzikë, shpresë
Trokasin në dyer “gëzimi”.
Dhe ëmbel thonë ” Mirmëngjes”.

Mirmëngjes dashuri,
më lumturon kur të kam pranë,
Do te bëj gjithçka për ty,
do i dilja detit anë e mbanë!

Per ty dashuri nje leter shkrova,
ndjenjat e pastra aty i shtrova,
nje pende e nje flete mua mu desh
dhe fleten mbusha pa lene asnje rresht.

Per ty dashuri qe nuk e di
Nuk i di ndnjenat e mia,
po vuaj un cdoo dite,
te lutem me shiko dhe ti mua!

Ç’t’i bëj lules që hedh shtat
në pagjumjen time.. ç’do nat’
në kraharor rrënjosur
me aromë shpirti parfumosur.

Ta ujis me kujtime,
ta ledhatoj,
me puhizë të frymës sime,
ta këpus e të ta fal.

Por, s’e di nese akoma
më pret zgjuar,
se do vija un me vrap
me lulen ndër duar.

Ne kerkim te nje ylli qe naten bie,
Me shpresen per te shprehur nje deshire,
Syte ngulur ne nje hapsire pa fund,
Papritur humbas dhe ndihem i lire.

Dhe dielli shkoi në perëndim,
Kjo ditë po ikën e s”vjen më,
njësoj si ikim ne të gjithë,
atëherë kur iket për gjithnjë.

Prandaj, në perëndim, trishtohet,
e gjithë hapësira, tej e tej
Shuhen të gjitha ngjyrat fare
Në zi ngjyroset gjithandej.

Orëve të vona, më pushton vetmia,
Dhe ti akoma, s’dukesh që të vish,
Ti nisu dhe eja, si vjen dashuria,
Mes dallgëve të detit, ashtu në mes stuhish!

Ka rënë qetësia në rrugë,
Kjo mbrëmje, po hesht gjithashtu,
dhe kalimtarët e fundit,
kanë ikur dhe s”ka asnjë gjurmë.

Kërkoj gjithandej se s”i dihet,
është kohë humbjesh në fakt,
Ka ndodhur vërtet, a më duket,
se s’je, e ke ikur për pak?!

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.
Faqja 14 nga 24« Fillim...1213141516...20...Fund »