Posts Tagged ‘kujtime’
Copëza të vogla kujtimi,
Hapa vallzimi, muzikë, shpresë
Trokasin në dyer “gëzimi”.
Dhe ëmbel thonë ” Mirmëngjes”.
Mirmëngjes dashuri,
më lumturon kur të kam pranë,
Do te bëj gjithçka për ty,
do i dilja detit anë e mbanë!
Ç’t’i bëj lules që hedh shtat
në pagjumjen time.. ç’do nat’
në kraharor rrënjosur
me aromë shpirti parfumosur.
Ta ujis me kujtime,
ta ledhatoj,
me puhizë të frymës sime,
ta këpus e të ta fal.
Por, s’e di nese akoma
më pret zgjuar,
se do vija un me vrap
me lulen ndër duar.