Archive for December, 2019
Sa të dua s’gjej dot fjalë
të t’përshkruaj ska mbiemër,
po ta them në vesh ngadalë
të kam zemër, thellë në zemër.
Ty stë gjen as në gojëdhëna
kulmi i bukurisë së femrës
sa zili të ka dhe hëna
të kam zemër, brenda zemrës
Ti gjithçka me sy ma thua
e me fjalë shpirtin ma mer
Një herë ti puth buzët e tua
e të digjem njëmijë herë.
Kjo është bota që unë dua
gjej parajsë brenda në ferr,
S’dua të dal nga errësira
preferoj të ri në terr.