Posts Tagged ‘Poezi dashurie’
Copëza të vogla kujtimi,
Hapa vallzimi, muzikë, shpresë
Trokasin në dyer “gëzimi”.
Dhe ëmbel thonë ” Mirmëngjes”.
Mirmëngjes dashuri,
më lumturon kur të kam pranë,
Do te bëj gjithçka për ty,
do i dilja detit anë e mbanë!
Per ty dashuri nje leter shkrova,
ndjenjat e pastra aty i shtrova,
nje pende e nje flete mua mu desh
dhe fleten mbusha pa lene asnje rresht.
Per ty dashuri qe nuk e di
Nuk i di ndnjenat e mia,
po vuaj un cdoo dite,
te lutem me shiko dhe ti mua!
Ç’t’i bëj lules që hedh shtat
në pagjumjen time.. ç’do nat’
në kraharor rrënjosur
me aromë shpirti parfumosur.
Ta ujis me kujtime,
ta ledhatoj,
me puhizë të frymës sime,
ta këpus e të ta fal.
Por, s’e di nese akoma
më pret zgjuar,
se do vija un me vrap
me lulen ndër duar.
Dhe dielli shkoi në perëndim,
Kjo ditë po ikën e s”vjen më,
njësoj si ikim ne të gjithë,
atëherë kur iket për gjithnjë.
Prandaj, në perëndim, trishtohet,
e gjithë hapësira, tej e tej
Shuhen të gjitha ngjyrat fare
Në zi ngjyroset gjithandej.
Orëve të vona, më pushton vetmia,
Dhe ti akoma, s’dukesh që të vish,
Ti nisu dhe eja, si vjen dashuria,
Mes dallgëve të detit, ashtu në mes stuhish!
Ka rënë qetësia në rrugë,
Kjo mbrëmje, po hesht gjithashtu,
dhe kalimtarët e fundit,
kanë ikur dhe s”ka asnjë gjurmë.
Kërkoj gjithandej se s”i dihet,
është kohë humbjesh në fakt,
Ka ndodhur vërtet, a më duket,
se s’je, e ke ikur për pak?!
Ti zgjodhe të ikësh në pranverë,
kur qielli ishte më i bukur se kurrë,
kur bari lulëzonte tej e tej,
kur toka avullonte pak më shumë.
Në prag të kësaj pranvere të sapo ardhur,
ti u largove, befas, pa shkak,
Pranvera e trishtuar, ndali lulëzimin,
Zogjtë këngën e ndalën për pak.
Shume uje gri, shume qiej gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket larg ne arrati,
Shume uje gri, shume qiej gri.
Pikojne strehet melankoli,
Shume strehe gri, shume pika gri,
Postier pertaci vjen ne shtepi,
Me pallto gri, me letra gri.
Hesht pas dritares macoku i zi,
Gazeta hapet me tituj gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket ne arrati.