Ti zgjodhe të ikësh në pranverë,
kur qielli ishte më i bukur se kurrë,
kur bari lulëzonte tej e tej,
kur toka avullonte pak më shumë.
Në prag të kësaj pranvere të sapo ardhur,
ti u largove, befas, pa shkak,
Pranvera e trishtuar, ndali lulëzimin,
Zogjtë këngën e ndalën për pak.