alen

Posts Tagged ‘poezi’

Ka rënë qetësia në rrugë,
Kjo mbrëmje, po hesht gjithashtu,
dhe kalimtarët e fundit,
kanë ikur dhe s”ka asnjë gjurmë.

Kërkoj gjithandej se s”i dihet,
është kohë humbjesh në fakt,
Ka ndodhur vërtet, a më duket,
se s’je, e ke ikur për pak?!

Ti zgjodhe të ikësh në pranverë,
kur qielli ishte më i bukur se kurrë,
kur bari lulëzonte tej e tej,
kur toka avullonte pak më shumë.

Në prag të kësaj pranvere të sapo ardhur,
ti u largove, befas, pa shkak,
Pranvera e trishtuar, ndali lulëzimin,
Zogjtë këngën e ndalën për pak.

Shume uje gri, shume qiej gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket larg ne arrati,
Shume uje gri, shume qiej gri.

Pikojne strehet melankoli,
Shume strehe gri, shume pika gri,
Postier pertaci vjen ne shtepi,
Me pallto gri, me letra gri.

Hesht pas dritares macoku i zi,
Gazeta hapet me tituj gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket ne arrati.

Mbaj mend diten e pare,
kur une te njoha ty,
ate qe s’mundeshe te thoje ti,
e lexoja ne te tuat sy…

Me perpiu shikimi i tyre,
brenda teje ne thellesi,
me bene tu besoja verberisht,
se ajo qe me mungonte ishe ti…

Sa dashuri në mendje mbyllur
E të humbura… ashtu kot,
Për një gjest, një falë të bukur,
Që se the, as e thash dot.

Fare pak te isha ndryshe
te kisha fat fare pak,
jeta te mos me perplaste ne vuajtje
mos t’me shanin shkak e pa shkak.

Fare pak te me donin
me nje dashuri qe vlen fare pak,
nje cast tek une lulet te bleronin
se me ka lodhur ky dimer i gjate.

Dhembja ne gjoksin tim
me rendon shum per ty
kur malli me buzeqesh,
dhe ne zemer po me rri.

Ka zen vend dhe nuk luan dot
qe me ben syrin me lot!
qe me dridhet buza e that,
shpirti digjet flake-flake.
Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Ty..  Sikur te ishe prane meje do te ishte krejtsisht ndryshe sepse me ty e kaloj pjesen me tbukur tjetes time, jeta ime pa ty sdo te kishte kuptim dhe qe te ket Zoti te dhuroj ty. Ty jetaa ime ti shpirtii im je gjithcka qe un dua dhe kam.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.
Faqja 8 nga 16« Fillim...678910...Fund »