Archive for December, 2014
Të gjitha portat i kam hapur për Ty,
Sepse ti, asgjë s’kërkoje,
Ti gjithçka meritoje,
Ndaj gjithnjë do i gjesh portat hapur.
Të parën , do gjesh portën e zemrës,
E cila, pret dhe nxjerrë vrushkuj gjaku.
Portën e trurit moti e ke kaluar,
Sepse, ditën hyn e del parreshtur,
Ndërkaq, natën, vjedhurazi hyn,
Qetë dhe pa trokitur, në formën e një ëndrre,
Ne naten e heshtur
rri e mendoj
per kohet e hidhura reflektoj.
Kjo nate e gjate
duket sikur s’mbaron
eshte plot kujtime ne horizont.
Dite te lumtura e te palumtura
nisen te pushtojne universin
tanime plak e te lodhur.
Te lodhur nga dhimbja
te lodhur nga trishtimi
te lodhur nga zhgenjimi…
Në Universin e pafund, miliona vjetë të vjetër
Ku galaktikat njëra-tjetrën ngasin
E vetmja, e madhërishmja, si ty s ka tjetër
Më kot Da Vinçët e Mikelangjelot, penelat orgasin.
Më kot i vijnë yjet rrotull hënës
Në të kaltrin, qiellin blu
Unë jam Diogjeni dritënxënës
Që endet me fener, natës kuturu.
E shtrirur ne krevat
per ty mendoj
te kam ne zemer
e nuk te harroj.
Nje puthje nga larg
te ty e dergoj
te vi te buza jote
nga gjumi te te zgjoj.
Nese deti do te thahet
kjo eshte cmenduri
Nese zemrat do te ndahen
Kjo esht fatkeqesi.
Nese shpirti do tme dale
kjo eshte lumturi
me mire te jem e vdekur
se sa larg nga ty!
Te dua, ndaj vuaj,
te dashuroj,
ndaj per ty shpresoj
sa te jem ne kete jete
malli per ty do me djeg,
derisa te vdes
do te pres me shprese.
Je per mua e vetmja dashuri.
S’te dua per para, as per flori.
Te dua se kur afer ty te kam.
Te gjitha pasurit e botes tek ty i kam.:-*
Besove dike qe te mashtroi
Dashurove dike qe s’te meritoi
Lendove dike qe ste harron
Zgjodhe ti nje rruge qe ne ferr te con
Me harrove mua , qe pa fund te dua
Me le vetem te shkrete por une lufoj ne jete!