Archive for December, 2014
Se dija se nje dite, do ndjeja kaq mall
Se dija qe nje dite, lotet do digjnin zjar,
Se kuptoja se prekja jote me mungonte
As ti nuk e dije se dikush po te mendonte.
Keto i dinin vetem une hena yjet e netet e zbehta
Qe prisnin mallengjyer se kuptova si ngadale
fillova te te dua por nuk pendohem
se kjo eshte ndjenja me unike per mua.
U zbrazën qiejt nga rëndesat
dhe mbetën të pa zë.
As vetëtimë, as bubullimë,
nuk ka ndër qiej më.
U zbrazën qiejt nga rëndesat,
ashtu siç zbrazem unë,
nga gjithë dënesat që janë mbledhur
dhe nuk durojnë më shumë.
Krenaria te mban large vetmuar,
me zemer te vrare,
Dashuria te therret ne emer,
qendroj prane, zemren mos e lere te qaj!
Femer dashurine mbaje prane;
shpirtit jepi ngjyren e saj.
Te kuqe flake, mos e lere shpirtin
ne erresire, e te vrare!
Femer je e bukur, je e brishte,
Nuk tradheton padrejtesisht,
Je krenare, i qendron larg dashurise,
vuan, lendon veten, per hir te krenarise!
Briret e kraharorit mallin kane burgosur
Ne qeline e zemres sime te mjere.
Me zinxhiret e dhembtes jam e prangosur
Dhe ne heshtje per ty qaj shpesh here.
Per ty po qaj dhe kete nate
Per ty o engjell krahe shkruar,
Per ty po qaj o mbrekulli e shtate
Se malli zemren ma ka copetuar.