Në Universin e pafund, miliona vjetë të vjetër
Ku galaktikat njëra-tjetrën ngasin
E vetmja, e madhërishmja, si ty s ka tjetër
Më kot Da Vinçët e Mikelangjelot, penelat orgasin.
Më kot i vijnë yjet rrotull hënës
Në të kaltrin, qiellin blu
Unë jam Diogjeni dritënxënës
Që endet me fener, natës kuturu.
Posi Diogjeni isha kurreshtar,
Të njihja çdo qelizë tëndën, të t njihja pafundësisht
Endem në natën e shekujve, i ndarë nga njerëzit
I dashuruar pas teje mrekullisht
Në Universin e pafund, miliona vjetë të vjetër
Unë ndjek yllin tim, yll përjetësie
Ti je e vetmja, e madhërishmja, si ti s ka tjetër
Që shpërndanë në shekuij, rreze dashurie.
Nje lapidar per dashurine !
Lume si ajho vajze qe e ka frymezuar keshtu