Posts Tagged ‘mesnate’
Dhe ne vjeshte me zgjon kujtime
Ne cdo stine ,me turbullon,
Porsi verè e gotes sime
Ne mesnate me shoqeron.
C’faje ka nata? Qe hesht gjithmon
Mos valle ndjen edhe ajo dhimbje?
Nuk e di me c’te mendoj,
ti ke mbetur ne mendjen time.
Mesnate, heshtje, Ne qiell s’paska hene.
Hije te trishta qe ikin dhe gjurme nuk lene.
Dhe gjumi, ai nuk i do me syte mi,
Ka ikur me hijet, ka ikur, ku,,,se di!
Mesnate dhe une akoma e humbur,
Mes mijera mendimesh e strukur,
E fshehur mes mijera endrrash vigane,
Ne varken e shpreses, n’mes detit pa limane.
Mesnate, une pres, ne erresire te gjej ate shkendije,
Ate qe s’kisha dje, s’kam sot dhe neser kush e di!!!
Qetesi, bota ka fjetur dhe une perqafuar me vetmine,
Ne mesnate. Edhe pse zgjuar, po enderroj lumturine!