Dhe ne vjeshte me zgjon kujtime
Ne cdo stine ,me turbullon,
Porsi verè e gotes sime
Ne mesnate me shoqeron.
C’faje ka nata? Qe hesht gjithmon
Mos valle ndjen edhe ajo dhimbje?
Nuk e di me c’te mendoj,
ti ke mbetur ne mendjen time.
Them me vehte a s’mjaftoi?
Lot, e fjale te thena plot,
Dhe pse kishin shum kuptime
Per ty mbeten vec fjali bosh.
Ke mbetur thjesht bardhe e zi
Si nje kujtim i nje femije,
Si nje leter e zhubrosur
Ke mbetur ti vetem nje hije.
E ndonse koken kthej nga do
Me kthehesh ti ne cdo veshtrim,
Dhe unaza qe me ka mbetur
nuk eshte me ne gishtin tim!