Kur shoh valixhet, ditët më ngrysen,
mbulohem i tëri nga djersët e ftohta,
muzgu bie mu në mesditë,
numërimi fillon marshimin, etshëm, si për inatë
i shtangur, nuhas erën e ndarjes,
fjalët ngushëlluese më bëjnë lajka,
syve iu bie një perҫe malli, flokët më thihen.
Buza fillon të dridhet,
qeshjet ngelin të zbehura ,
shumë fjalë shtangen në maje të gjuhës,
pështyma thahet në grykën e fytit,
ndërsa ndjenjat e mbyllura tërhiqen zvarrë,
stacioneve pafund të botës.
-Valixhet; ndjellin vetëm ndarje!…
bravo