Ne kalendarin e jetes time,
vetem dy data kam shenuar,
diten kur une kam lindur,
dhe ate kur ty te kam takuar!
Engjell i zbritur nga qielli,
pasuri qe nuk ka te cmuar,
dhurate qe s’pershkruhet me fjale,
diell qe lind per t’mos perenduar!
Ndienje qe perjeton vetem njehere,
zjarr i ndezur ne zemren time,
flake qe nuk do t’shuhet kurre,
dhe pertej jetes sime!
Mall qe vjen per t’me ushqyer,
shprese qe me fal jetegjatesi,
enderr qe vjen permallueshem,
frymemarrje qe mbush te miat mushkuri!
Buzeqeshje qe te zgjat jeten,
deshire qe diteve u jep kuptim,
mendim qe shfaqet kudo,
streheza e paqes per shpirtin tim.