Posts Tagged ‘vjersha’
Mendja ime si me kanxhë kapur
Në fundin tënd të zi, me lule të bardha,
Kujtoj këmbët tu’ja, nën fundin e hapur
Ti Nimfë e bukur, zanë si në përralla
Mendja ime si me çengel kapur
Tek buzë e kafshuar, kalimthi në shkallë,
Dhembje e bukur, plagë e pahapur,
Djetëvjetëshin shaloi, kohës I bën ballë.
Perse valle me le menjane,
Perse nuk me telefonon,
perse me ben te digjem mall,
perse zemren ma pervelon?
Ah dashuri c’me bere mua,
me ndryshove me bere tjeter,
tashme s’rri nje minute pa te,
me ka mberthyer sikur ne ktheter.