Mendja ime si me kanxhë kapur
Në fundin tënd të zi, me lule të bardha,
Kujtoj këmbët tu’ja, nën fundin e hapur
Ti Nimfë e bukur, zanë si në përralla
Mendja ime si me çengel kapur
Tek buzë e kafshuar, kalimthi në shkallë,
Dhembje e bukur, plagë e pahapur,
Djetëvjetëshin shaloi, kohës I bën ballë.
Dhe sa dhjetëvjetësha do shkojnë e vijnë
E mendja ime pas teje do vete,
Ah, mendimet , drejt teje më shtyjnë
Si valë e detit që t’merr më vete.
E tmerrshme valë, det i paanë
Mos më torturo, në breg me nxirr,
Posi merimangë, në rrjetë nxanë
Plagën e pashëruar po e tjerr.