Posts Tagged ‘shpirt mos me ler vetem’
Eja dashuria ime, ku je, po të kërkoj,
Eja, futmë në rreth, në krahë e në sy,
Ku je fshehur, ka kohë që s’të shikoj,
Kujtoj vitet e bukura që kalova me ty.
Vetëm për të thyer ëndrrën, me buzagaz,
Në një qoshe ngërthej pezmin në çdo mbrëmje,
Ti frymë me jepje nga zjarri plot maraz,
Gëzimet e jetës m’i ktheje me zemrën tënde.
Përgjithmonë po tretesh diku larg,
Do doja të zgjoheshe me hapa të lehtë,
Dhe fluturim të vije me diellin bashkë,
Prandaj fol, të jemi prapë bashkë në jetë!