Posts Tagged ‘leter dashurie’
Drite e mengjesit kur del,
mendimet lindin e dita nis,
mendimi i pare je ne kete mengjes,
dhe i fundit kur nata ngrys.
Ah sa vlen nje perqafim,
aq sa te te mbaje ne jete,
nje puthje, nje ledhatim i lehte,
te ben te ndihesh ne shpirt e qete.
Sa drite ka kjo dite,
por drita ime, vec ti,
drite ne cdo agim,
drite ne syte e mi…
Mikja ime përshëndetje,
u bë kohë që s’të kam shkruar,
ndoshta gjatë ke pritur në heshtje,
dhimbjen time se ke harruar.
Unë vazhdoj të flas me natën,
ti me lotet flet e di,
brenda mallit kërkoj gjatë,
të gjej aty mëkatin tim.
Unë vazhdoj të flas me natën,
dhe lexoj dhimbjet e tua,
fjalë dashurie qenkan lotët,
ah kjo letër më mbeti këtu..