Mikja ime përshëndetje,
u bë kohë që s’të kam shkruar,
ndoshta gjatë ke pritur në heshtje,
dhimbjen time se ke harruar.
Unë vazhdoj të flas me natën,
ti me lotet flet e di,
brenda mallit kërkoj gjatë,
të gjej aty mëkatin tim.
Unë vazhdoj të flas me natën,
dhe lexoj dhimbjet e tua,
fjalë dashurie qenkan lotët,
ah kjo letër më mbeti këtu..
SHUME E BUKUR KJO POEZIA <3