alen

Saimir Murati – Lotet…

Dy pika loti më rrodhën nga sytë,
e mbi letrën që po shkruaja ranë!
Thellë më tronditën në shpirtë,
e shpejtë nga letra u thanë!

Mbi fjalën ku qe shkruar ” Të dua”,
pikat e lotit tim ranë!
U tretën mbi bojën e shkruar,
ku një shenjë të vogël lanë!

Pra me bojë edhe me lotë,
t’i shkruajta ty këto fjalë!
Nga këtu larg ku s’të shoh dot,
e ku të kujtoj me shumë mall!

U bënë kohë që jam larguar,
e në zemër vazhdoj të të mbajë!
Ndoshta edhe ndjehesh e lënduar,
por të lutem më beso se unë s’kam faj!

Kur letrën t’i ta marrësh,
të lutem lexoje në vetmi!
Ndërsa lotët që do të derdhësh,
mos të t’i shohë njeri!…

Londër, dt.01.Mars.2004


8 Komente për “Lotët…”

Posto një koment

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.