Kur mos të jesh më me mua,
unë nuk do egzistoj më.
Petalet e trëndafilave te padhuruar,
do te rrëzohen një nga një!
Do ketë diell në qytetin tënd,
era do fryjë sërish nga Adriatiku,
Do ketë shi, borë,
që ëmbël do të të shtrihet tek floku.
Do ketë netë me yje e kushedi,
mbase do të të vij në mendje
si një imazh i turbullt,
një femër që të vështron me ëndje.
Por kokën do e shkundësh,
të largosh atë vegim,do buzëqeshësh,
një vegim do thuash, asgjë më shumë
Se kur mos të jesh ti nuk do egzistoje më as unë!