Eja të vallzojmë,
ta dehim natën me ritmin tonë,
sa pranë jemi të dy,
puthitur,
buzë më buzë pa folur,
duarsh përqafuar,
nën këta tinguj dehëse muzike.
Eja të vallzojmë,
përkundur inspirimesh, ëndrrash të pafund,
e bukur kjo natë,
e gjitha është jona,
le të lodhemi sonte,
këmbët vetiu pengohen shtratit
stolisur petale trëndafilash ngjyrash dashurie.