alen

Dommosdo doja të shkruaja për ty , një poezi
Një poezi që s’do kishte shoqe në këto anë
I thirrja frymëzimit natën të më vi
Por përpjekjet e mija sikur kot më vanë.

Thash kot, vargjet s’rridhkan me sforcime
Më paska ikur delli i të shkruarit
Papritmas mu kujtua kafshimi i buzës sime
Në shkallë duke u ngjiitur pas murit.

Më kafshoi në buzë, Ni (m) fa gjarpërushe
Në shkallët e klinikës Uroplastikë
Iku teposhtë me hap prej drenushe
Dhe shenjën në buzë më la si prikë.

Më mbeti shenjë e Ni(m)fës në buzë
Ta fshija, ta fshihja s’doja kurrsesi
Isha Arkimedi i qëlluar në Sirakuzë
Shigjetë e ushtarit ,në buzën mavi.

Porse unë s’bërtita si Arkimedi ”e gjeta”
veçse, dorën pa dashur vura tek buza
se dija në më ish ngulur dhëmb-shigjeta
apo më kishte kafshuar rëndë meduza.

Gjatë mavijosja nga buza smë iku
Të gjithë më shikonin, sua kisha ngenë
Unë isha Amori me degën prej fiku
Dhe ti e bukura Magdalenë.

17-18 janar, 2007


2 Komente për “Kafshimi i Ni(m)fës”

Posto një koment

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.