alen

Në ty është derdhur qielli dhe deti
Në sytë tu fle kaltërsia pa kufi
Në shpirtin tim zgjohet tërmeti
Llahtar për mua është kjo dashuri.

Llahtar e dhembje, jetëvdekje plot
Që po ma bren shpirtin përditë ngapak
Ti moj kaltërsi, dhembje, qeshje, lot
Dashuri- llahtar, mjaltë e farmak.

Llahtar-dashuri, imja gjeratore
Trekëndësh i Bermudeve, që m tërheq n thellësi
Anije mes tallazesh e deteve kaltërore
Imja jetëvdekje, imja përjetësi.

1990


Një koment për “Kaltërsi”

Posto një koment

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.