alen

Takimet e Mesnatave

Pranverë. Bënte vapë. Duke kaluar nëpër rrugicën që e përgjysmon livadhin e madh bri katundit fqinj, papritmas një reflektim m’i errësoi sytë. Një copë herë s’mu shqit. Terr m’u bë gjithkah. S’e dalloja dot as shtëpinë aq të madhe prej nga dilte ajo dritë symarrëse. Për një çast m’u duk sikur shpërthente nga një sterrinë. U ktheva drejt ca pemëve të afërta dhe si mburojë zgjodha trupin e një molle, pas së cilit u fsheha t’më vijë të pamurit. Pastaj u drejtova pak nga pak andej, ku pashë : shtëpinë, dritaren, pasqyrën e madhe në duar të bardha, dhe më në fund atë fytyrë rrezatuese ruspe. Ishte vet Besa, e cila para dy ditëve nergut më kishte pritur buzë sukales, pranë kroit të atij katundi, (meqë e dinte se isha udhëtar i përditshëm asajde) dhe sapo e lëshoi një fluturuese prej letre kah unë, iku si një sorkadhe. Në të kishte shënuar shumë. Në të vërtetë gjë tjetër pos dy luleve paksa të përdylkuara kah njëra tjetra, me pakëz rrënjë, të cilat dukeshin sikur fluturonin për të gjetur ndonjë vend të mbëltoheshin e të rrënjëzonin bashkërisht. Atëherë nisa të kuptoj. Para së gjithash m’u desh t’i përballoj qortimit të rreptë që ia dhashë vetes, pse u mbrojta nga rrezet e një dashurie që lindte, e jo nga reflektimi verbues sikur m’u duk në fillim. Pasi iu largova mburojës, zemra më ecte nga dritarja që e stoliste ajo fytyrë hyjnore, por këmbët nuk më lëviznin dot. Ishte pika e ditës. “Therrishtave” s’donin të shkelnin. Komunikimin fillova me gjeste e herë-herë me fjalë. Nga ajo largësi arritëm disi të kuptohemi se kishim diçka për njëri-tjetrin, dhe më në fund e lamë që në orën fiks njëzet e katër të flasim përmes asaj dritareje.
Ca më tej u ndala të shikoj edhe njëherë vendtakimin. Dritarja dukej e rëndomtë sikurse të gjitha ato të shtëpive përdhese të katundeve malore : katrore, dykanatëshe, me katër tabakë xhami e katër shufra metalike të fiksuara në pragje, dhe me pezul të drunjtë nga jashtë. “Dritarja e dashurisë”— thashë në vete, dhe vazhdova udhëtimin me imazhet e asaj ndodhie
që s’më dukej tjetër pos ëndërr.
Atë natë :
Hëna e plotë shndriste me tërë fuqinë e refleksit. Vapa ishte zhdukur shqim, ngaqë vesa kishte filluar t’i kapej çdo gjësendi të mbitokës. Derisa nuk e shkela livadhin e madh, isha i freskët si një pemë sohishteje. Aty, në hapat e parë, fjafueshëm më përshkoi një ndjesi e çuditshme. Ca dallgë ngrohtësie më shkallëzonin krenarinë përbrenda, duke ma përplasur herë-herë nga një valë ngurrimi për hapat që bëja atij livadhi të thiktë gjelbrak ; drejt katundit të huaj në atë kulm nate ; drejt dritares… Pak më tej befas m’u krijua një pabesi e pakuptimtë. Më dukej ecja somnambul shtegut të një ëndrre a një trazimi pa drejtim. Në asnjë shtëpi të fshatit s’shihej çikëz drite. Gjë e gjallë s’dëgjohej. Nisa të merakosem, qenve si t’u shpëtoj. Një mendim sakaq ma shtriu udhëdaljen symbyllas andej ; bile po të guxoja edhe një kënge t’ia thoja, madje në kupë qielli. “Qen-ujqit s’qenkan këndejpari !” — thashë kur ndjeva lehje të mbytura qensh në togje, në një luginë ca të largët nga aty. Helbete ndiqnin ndonjë ujk skuthar. Për atë të Besës e dija se është tretur në ëndrrat e mishit brishtak të lepujve, apo të qumështit lyrak të deleve. Ashtu ngjante, sepse, meqë më thirri, duhej të më mbronte ; ta lidhte ende më fort se herave tjera atë murrosh të hatashëm.
Të gjitha mendimet m’i gijotinoi drita e elektrikut të dorës, që u ndez nga dritarja drejt në mua. Asaj atë çast i afrohesha ngadalë përskaj murit të gjatë që mbërthente dy-tri shtëpi. Gati
menjëherë më pas ajo dritë u zhduk përnjëherësh. Eca pakëz më shpejt, por lehtë, sikur nëpër vezë të shkelja. Hapat e fundit drejt vendtakimit më bënë të ndihem i gëzuar e njëkohësisht i pafrikë çfarëdo që të ndodhte. Dhe, ç’të shoh. Dritares njëri krah i rrinte mbyllur, ndërsa tjetri gjysmë i hapur mbahej shtrëngueshëm nga vet Besa. Përbrenda dhomës gllabëronte mugëti e dendur, ngase në dritare ajo rrinte e palëvizshme, ndërsa mënjanë një perde e errët pengonte depërtimin e dritës së hënës. Ajo mugëti mbulonte pjesërisht edhe trupin e saj, por kur ia hodha një shikim, ashtu, përmes hapësirës së ngushtë të gjysmëhapjes së kanatës, madje penguar nga një shufër metalike në mes, ia pashë : fytyrën engjëllore, flokët ngjyrëgështenjë, dhe gjinjtë e mbufatur si dy balona nën atë jelek të hollë. Ato m’u duk ia vura re si të ishte në një vend të hapët e nën diellin më të shndritshëm të qiellit.
Ngadalëz, me një zë të druajtur e disi të ngjirur, më tha :
— Të dua ! Ti mua ?
— Gjithashtu ! — i thashë.
— Shumë mirë ! Pra, mirupafshim nesërmbrëma, në po këtë kohë ! — përfundoi, dhe ma hodhi një shikim të ngulitshëm duke e mbyllur dritaren disi rrëmbimshëm.
“Dreq o punë !” — thashë në vete.
Nata e dytë :
Meqë tërë ditën më roitën mendime gjithfare, çdo të pjellë vallë në takimin e ardhshëm, ndërsa më në fund nënvizova : “gjë tjetër pos dashurisë !”, derisa erdhi koha për t’iu afruar sërish dritares, ndjeva një mall të madh ta shoh sa më parë atë bukuroshe ; madje, qoftë sikurse një natë më parë që e pashë.
U nisa disa minuta më herët se që duhej. Me vete mora një trëndafil të freskët, t’ia dhuroj në shenjë dashurie të pashmangshme, e të kujtuari për rrënjëzimin e saj. Mendoja t’i flisja i buzëqeshur përmes hapësirës së ngushtë të hapjes së parmakut, e ta zgjatja dorën me atë dhuratë, dhe bashkë me biskun e fletët e brishta t’i çiknim së paku gishtërinjtë. Mirëpo, ndryshe mbaroi gjithçka.
Herët u gjenda në cak. Kot arrita. Guxim s’pata t’i cingëris në xhame për ta njoftuar se aty isha. Mendoja, për sherr, mund të jetë edhe dikush tjetër në dhomë, dhe fundi dihej. Vetëm dy-tre minuta para kohës së caktuar hapekrah u çel njëri parmak. Besa vringthi u përkul të përgjonte sikur natën e mëparme nëpër dritën e elektrikut të dorës, por andej, — përreth murit, nga ana e rrugicës — s’pa gjë. Në kahun tjetër afër dritares rrija ulur, prej nga i dola përpara si hije duke harruar përtokë trëndafilin. Një kombinezone të mëndafshtë ngjyrëqielli, dhe fytyrën e çiltër, fare mirë ia pashë në dritën e një qiriri të vogël që kishte lënë ndezur mbi një tavolinë ndanë vetes.
— Kuptoj se më do, — shtoi pasi më përshëndeti — ama s’di sa do të zgjasë kjo, dashuria jote ?!
— Për jetë e mot ! — ia ktheva bindshëm.
— Më gëzon. Pra eja nesërmbrëma në po këtë kohë ! — më tha, dhe me një shikim goxha të çiltër e mbylli parmakun paksa me të shpejtë.
Më vloi gjaku aq shumë !… Megjithatë trëndafilin ia lash në pezul
Nata e tretë :
Edhe pse m’u përfytyrua gati tërë ditën, gjithnjë u mundova të mos e ngulis mendjen tek ajo asnjë sekondë. Punë fizike thuaja kurnjëfare s’kisha, megjithatë sapo erdha nga shkolla, ndonëse kot do t’i lëçisja mësimet a ndonjë libër, punova ç’bën e ç’nuk bën, vetëm t’i kaloja orët sa më shpejt deri në mesnatë. Kastile u nisa më vonë, ngase duke shpejtuar e dija se më mirë do ta kaloja atë udhëtim. Saktë, kur u duk në dritare u gjenda aty. Sërish e hapi vetëm njërën fletë të saj, por tjetrës ia hoqi rezen. Një llambë vajguri varur në murin anësor, lëshonte dritë të mjaftueshme e mundësonte pamjen e ca luleve afër saj. Pasi ia hodha një shikim në fytyrë — gjysmën e së cilës e shndriste ajo dritë, gjysmën tjetër hëna — vura re këmishën e saj të najlontë ngjyrëbari që linte t’i dukej dukshëm forma e trupit biskonjë, e që ia shtonte bukurinë edhe me një spektër ngjyrash të çuditshme. Duke buzëqeshur lehtë, ma zgjati dorën dhe më përshëndeti ngrohtësisht. Pasi shprehu interesim si kisha kaluar udhës, bëri sikur u afrua ca duke ma bërë një pyetje të çuditshme :
— Dëshiron të martohesh pastaj me mua, apo?
— Dëshiroj!… Më shumë se gjithçka tjetër në jetë ! — ia ktheva, ndërsa mbeta i shtangur.
— Të njëjtën dëshirë e paskëshim. Por më mirë të mendohemi edhe pak ! Udha e mbarë të qoftë, e natën e mirë, — më tha me një zë të butë duke e mbyllur dritaren qetazi.
Veç sa nuk këlthita : “lozonjare !…”
Nata e katërt :
Letrën e gjatë, që gati tërë ditën e kalova duke e shkruar, e futa në xhep dhe u nisa. Ç’nuk i shkrova në të : për rastin e asaj dite që u takuam në rrugicë, pak mbi krua, si ecte ngathët krahas babait çehrevrenjtur, ngarkuar me ato kënata përplot me ujë, e guxim s’pata t’i them : “Këtë barrë ta përgjysmojmë, Besë” — sikurse mendova ; për lajkatarësinë e pakuptimtë që po e shfaq kur po i vete te dritarja, e veçmas për
dashurinë e përflakur që kisha ndaj saj.
Në orën fiks njëzet e katër, faqeza qemë. Pos njërit parmak, u hap edhe ai me reze, por vetëm deri në gjysmë. Poçi elektrik llamburiste në mes të tavanit. Në fytyrën e Besës shqova një çiltëri gati të skajshme. Veshur mbante xhaketë të lehtë doku, ndërsa leshrat bashkë me një fjongo të gjatë pëlhure ngjyrëgurkali nga ana e djathtë i shtriheshin deri nën gjoks. Sapo e hapi gojën të më fliste diçka, me të shpejtë e lëshova letrën në
parvaz dhe i thashë :
— Lexoje dhe mendohu mirë ! Shihemi nesërmbrëma në po këtë kohë.
Nata e pestë :
Me vonesë u nisa, vonë arrita në cak. Parmakët e dritares rrinin çelur tej më tej. Në dhomë s’ndriçonte gjë. Besën s’e shihja kund. Duke i vënë duart në pezul, për t’u ngritur të shihja edhe nëpër këndet e dhomës, sakaq më pengoi butësisht një dorë e lehtë. Vallë, a do të mund të më preknin duar të tjera, pos atyre të Besës aty atë natë ?
— Mos u mundo. Ja ku jam! — më tha fare e qeshur, dhe më tregoi trungun e dardhës, pas së cilit kishte qenë e fshehur.
Përnjëherësh bëmë shtrirje krahësh nga njëri-tjetri. Pas përqafimit këmbët dalëngadalë na shpunë në luginën preshtake nën katund. Zërat tanë të ulët mes lisave shekullorë i shoqëronin currilat e përroskës dredhake ndanë nesh, e herë-herë shushurimat e gjallesave përreth.
Nata ishte jona.

Prozë Dashurie

Hap deren e dhomes time dhe pa u menduar hyj
brenda. Gati-gati ne menyre instiktive. Ajo eshte gjithcka qe mund te
kerkoj tani ne keto momente. Nje vend i gjithi i imi ku mund te qendroj
i pangacmuar dhe i vertete. Skuta ime e erret, ku nuk egzistojne
ngjyrat apo dritat. Gjithcka atje eshte e njete, pa ndryshime. E erret
per mos u dukur copat e korraces time kur bien poshte pa zhurme. I
zbuluar nga cdo mburoje por i sigurt, me ndihmojne te ec perpara per
mos u perplasur neper qoshet e zhvendosuar nga imagjinata ime. E erret
per mos u ngacmuar nga gjithcka qe me rrethon pa zhurme por qe
gjithashtu ben hije kur ndodhet ne drite.
Dhe keshtu hyj brenda duke
terhequr zvarre kembet qe i ndjej te shkeputura nga pjesa tjeter e
trungut. Mbyll deren me ngadale dhe filloj renien ne vorbullen e
fuqishme te boshlleku qe me pushton. Nen efektin e kesaj gjendjeje
clirohem nga gjithcka dhe forca e rendeses pushon se diskutuari me
muskujt e mi. Tani mund te shoh pa patur nevoje te hap syte. Shoh vetem
ate qe duhet te shihet dhe perseri bije dhe bije duke cliruar cdo pike
mbeshtetjeje. Tani ehste qetesi dhe frymemarja ime me ben shoqeri dhe
kur cdo paterice largohet prej meje, renia shnderrohet. Tani trupi,
mendja, shpirti nuk jane me te mite. s’kam pse prek, pse nuhas, pe
shijoj sepse tani nuk jam vetem. Ajo qe kam kerkuar eshte me mua. Ne
mua.
Jashte vetes sime tani udhetoj i cliruar dhe shoh trupin tim
tek mbyll syte te shkoje poshte. Sa cudi! Gjithcka tani shkon poshte.
Mos valle bota ne nxitim e siper ka ngaterruar kah? Sa cudi!…


27 Komente për “Dashuri dhe vuajtje!”

  • beri:

    kjo i dedikohet te lenduareve

  • leli:

    ju dua shum te gjidhve…ju pershendes me nje fjal ich libe dich …

  • elja:

    qyshe spaske pritu me shkru gjith qetone amo super brravooo shum e mire

  • bimi:

    e dua nje puthje nga ti
    e dua nje prekje
    me duart e tua
    e dua fjalen kur
    me thua te dua

    dua te mbulohem
    nga puthjet e tua
    dua te me duash vetem mua

    por kjo kurr
    ska per te ndoll
    edhe sikur te vdes
    ne krahet e tua
    ti nje tjetres
    do i thuash te dua

    duaje fort
    se keshtu qenka shkru
    ti me nje tjeter me u dashurua
    dhe un gjithmon duke lotua

    me nje puthje
    me nxitim
    me kenaqe
    shpirtin tim
    me nje puthje
    me plot lellatime
    per ty po mendon
    kjo zemra ime

    era mi fryu
    floket e mia
    kurse ti
    mi puthe
    buzet e mi

    jan te embla
    puthjet e tua
    por me e embel
    esht fjala te dua

  • fjolla:

    shum bukurrr bravoo

  • oo zot sa palidhje ncncncncnc

  • kume:

    KUKU, VALLA BASH PO ME VJEN QUDI QE NUK KENI PRITU ME SHKRU ….
    PO UNE PO MENDOJ SE E KENI MARRE TE GATSHME PREJ NDONJE LIBRI…
    PO VEQ SHKRIMTARIT PASKE HARRU ME JA SHKRU EMRIN.

  • na kenaqet me keto mpoezi kaq te bukura.uroj mos te vuaje asnje njeri per nje dashuri qe nuk eshte realizuar. koha shberon cdo gje edhe ne mua e njejta gje ka ndodhur.por tani as qe ma ndjen fare per ate njeri.

  • permbi lum lundronte nje flet ne te shkruante te dua perjet nese se beson eja puthi buzet e mia dhe do kuptosh qka esht dashuria

  • dielli po rrezon hena po ndriqon yjet si gjithmon po rin mbi koken ton e un ktu e vetmuar po shikoj zogjet duke fluturuar

  • erdhi vera me dallendyshe plot ge

  • egzonita:

    une te lumi ti te lumi pa nje puthje sme ze gjumi

  • feim:

    Feim Kalanxhi
    E vesHTir te jesh e but dhe fatlume,ne kte bot te acart dhe te ashper qe po jetojme,nje jet te mbushur me urrejtje,nje jet e mbushur me shushunja te etura per gjak,e vetmja gje e cila me duket e bukur:ESHE DASHURIA QE NDIEJ PER TY:
    ditet qe lahen nen ujrat e loteve te derdhur,zemra qe ftulurojne me krah te prer,Shikojme te ardhmen me syt tan te verber.Djelli qe vret henen:dhe hena ashtu e rraskapitur vret yjet nje nga nje:zemra e stukur ne cep te kraharorit dridhet,e trembur nga cdo gje qe e rrethon.POR TI:Ti je drita ime ne fund te tynelit:je endrre ime qe shoh cdo nat:Je gjithcka qe kerkoj nga jeta:Nuk e di sesi do jem pa ty:nuk mundem ta mendoj jeten time pa ty:eh o jet:ckuptim do kishe ti pa te??joooo nuk duet ta mendoj kte gje.UN pa te….???????joooooooo.nuk mundem ta mendoj.sepse thjesht iedea kur e mendoj me ben te ndihem keq.TE DUA:AS VET SE DI PSE TE DUA?PO DI QE TE DUA.JE BOTA IME JE GJITHCKA QE KAM,JE GJITHCKA QE DUA TE ARRIJ.PO TY JAM E HUMBUR,TE DUA SHPIRTI IM. ♥ fEiMi ♥

  • feim:

    E di qe ti sme do ♥
    dhe e vetme jam ♥
    kudo qe te kerkoj♥
    pran ste kam ♥

    Sa lot e hidherime
    perjeton zemra ime
    pse me le ??
    per mua i vetmi je
    do te te dua gjithmon
    dhe pse asgje sna bashkon

    Tani jemi larg ♥
    a mendon per mua♥
    eh moj zemra ime ♥
    pse kaq shum te dua ♥

    kohen dot se kthej
    me ty pran te jem
    do te doja me gjith shpirt
    ty prap te te kem <3 fEiMi <3

  • NJE DITE
    nje dit kur te takohen
    djali yt dhe vajza ime
    ata kurr nuk do ta din
    se ti ishe dashuria ime.
    kur ti shohim te perqafuar
    prej dashuris jane te dehur
    vajza ime njejt si un
    djali yt mendje ngrehur
    te ardhmen kur ta prezantoj
    si dhenderr djalin tend
    buzet e mia do pershperisin
    e kam dashur baban tend…

  • Jetoni:

    (-_-) ajo me ka lenduar kurr nuk i a fali

  • elis:

    Elis jeta ime te dua shum te dua me
    Shume se veten ti je cdo gje per mu
    Do te te dua derisa te vdes te dua
    pafund te dua o jeta ime flm qe
    je prane meje qe me dashuron
    qe mke fal cdo gje…ti je arsyeja
    qe un jetoj.TE DUA SHUUUMM
    <3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3

  • arti:

    Shumë e bukur

  • Lejla:

    T deshta dhe do t dua (J) deri n fund t jetess i love you

  • flori:

    sa te veshtira jan qastet kur syri loton esidomos kur ehumb at qe dashuron

  • bora:

    Shm bukur me plq shum

    Kjo poezi te ben te ndihesh shum keq

  • m3ndi:

    T’kisha thon se te urej dije kisha rej
    Ma mir po te thom te du e kshu kallzoj drejt :* <3

  • m3ndi:

    Shum von kam fillu tbesoj se une per ty jam kan thjesht 1 loj :'(

  • Saimir tr:

    Sms Per ty ana vogël
    Fjalët qe mi the me fute në dhe
    Nje lule tek varri dhe dy fjal mi the
    Me mer edhe mua te jetojmë mbi dhe
    Te fala dashuri te fala lumtur
    Ndaj thoji Botes jetuam Per gjithni

Posto një koment për dona

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.