Çfarë ka zëri që më meket?!
Çfarë kanë gjunjët që më dridhen?!
Çfarë ka zemra që rreh fort?!
Çfarë kanë sytë që shkëlqejnë?!
S’jam vetvetja, këtë e shoh,
më është dehur, mëndja , shpirti!
Jam me flatra, po fluturoj
Kush ndër yje mua më ngriti?!
Kush ma dha fuqinë magjike?!
kush ma solli kët’ hynesh?!
Kush më bëri shpend Petriti?!
dhe na ngriti lart në qiell…
Dashuria është:-më thanë,
ëmbëlsisht të është afruar,
por dhe fort n’zemër goditur,
ndaj dhe zemra ritmin shtuar!