Ti mbretëron në ëndrrën time
Princesh, Helen’ e shkuar saj
Zgjodhe vetë të jesh, ”kujtime”
E unë ashtu përjetë do t’mbaj…
Do t’kujtoj ty në cdo cast
Edhe në gjumë edhe i zgjuar
Do t’urrej ndonjëherë për pak
Ndodh kur je …i dashuruar!
Ishim për pak unë edhe ti.
Një orë e ca, në më kujtohet.
Me disa njerëz është cudi.
Një orë, një jetë të tërë s’harrohet!
U shkruan fjalët nëpër letra
Gërma për ty, njeriu im
U bën romane, tashmë të vjetra
E ti i freskët përherë, kujtim!
Do t’mbretërosh në jetën time
Princesh ti dhe vetëm ti.
Zgjodhe vetë të jesh kujtime,
Unë zgjodha të t’kem ty, dashuri!
poezi shum te bukura