Archive for October, 2017
Dhe ne vjeshte me zgjon kujtime
Ne cdo stine ,me turbullon,
Porsi verè e gotes sime
Ne mesnate me shoqeron.
C’faje ka nata? Qe hesht gjithmon
Mos valle ndjen edhe ajo dhimbje?
Nuk e di me c’te mendoj,
ti ke mbetur ne mendjen time.
Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër,
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.
Një ditë do të plakem
E vetme tek të pres,
Vdekjen do te kërkoj
Kur të mos kem më asnjë shpresë.
Por nëse do të vish
Do të të puth me mall
Dhe do falenderoj Zotin
Qe na takoi sa jemi ende gjallë!
Dashuria nuk humbet
kur ate bashke e jeton,
dashuria vech ritet
kur me shpirt ate e mbron.
Ne te dy bashke
vijme mbi gjithcka;
me te vlefshme se kjo dashuri
ne gjith boten ska.
Ne te dy e mbajme gjalle
kete dashuri te shenjte,
duhemi si te cmendur
do e ruajme per jete dashurine e shtrenjte.