Thirrje nën lëkur-Poezi Dashurie
Kah po të shpien udhët ?
U heshtën fjalët;
më nuk flasim, dremis në melodin e nji kange
që i thot të gjitha.
Flatroj në krahët e saj te enderr’t
gjithandej kah do të doje të isha.
E po të ndjek,
do e kudo që me shpien flatrimet,
kah unë po thurr nji anderr meridiane .
Por sërish e sërish,
po më k’puten fije t’mëndafshta,
e po më shthuren
para vështrimit tënd të perhumbun. Lexo përmbledhjen të plotë




