Ne doni t’shkruani ndjenje per fshat,
m’a lini mua merak hic mos te keni.
Rrugicave me balte eca kembezbath,
opinga llastiku vesha ne dite Bajrami..
Aty jetova gjate gjer sa u bera burre,
dhe i njoh me mire une dhimbjet e tij.
Ti e ke pare ekspozitave diku n’ pikture,
qe t’ shfaqesh ndjenje bej gjurmet e mi.
Per bregore te bukura e zanash mali,
shkruaj me mire pra se me ato u rita.
Me gufon per to shpirt e me merr malli,
n’realitet te shkruar vjen bukur poezia.
Ju e dini qe Migjen shkroi per Mjerimin,
se ne varferi e skamje jetoi dhe ai vete.
Kish pare me sy tollumbat qe goje hapnin,
n’kembe Lulit Vocer me fytyre te zverdhte.
Ai qe nga fshat ka qene larg perdor ironi,
per Lulat Vocer” dhimbje me pak paska.
Ka ndjenje per vitrina ,drite llamp neoni,
s’eshte dashuruar me male,fusha t’gjera.
Shum e bukur te lumt